Site icon Telegrafi

Tetë minuta për skalitje të pllakave: Stërvitja më e mirë për muskuj të barkut

Skalisni muskujt e barkut me stërvitjet më efikase tetëminutëshe

Çdo trajner profesionist do t’ju thotë që rrugën deri në formimin e pllakave të muskujve të stomakut nuk e siguron vetëm aktiviteti fizik si p.sh. seria e ushtrimeve ditore, por është me rëndësi të keni edhe regjim të drejtë të ushqimit.

Mirëpo, nëse tashmë keni filluar të kujdeseni se çfarë ushqimi fusni në organizëm, është koha për këtë stërvitje të shkëlqyeshme tetëminuteshe, transmeton Telegrafi.

Ky ushtrim përfshin variacione të ndryshme të muskujve të barkut të cilët shpejt dhe në mënyrë efektive do të përfshijë të gjitha grupet e muskujve të regjionit abdominal.

Funksioni kyç i muskulit të barkut është lakimi i boshtit tuaj përpara. Por, po ashtu, ekzistojnë edhe muskuj të pjesës së mesme që përkulin boshtin e trupit anash dhe ka muskuj të cilët i mundësojnë atij lëvizje qarkore.

/Telegrafi/

Exit mobile version