Site icon Telegrafi

Tetë mijë euro shpërblim për Donjeta Sadikun pasi fitoi medaljen e bronztë në evropian

Boksierja Donjeta Sadiku siguroi së medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit që u zhvillua para dy javësh duke rikthyer kështu një medalje evropiane pas 35 vitesh në Kosovë.

Sadiku për këtë sukses është pritur sot nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku i cili ka thënë sukseset e saj janë shumë frymëzuese.

“Donjeta Sadiku, pas medaljes botërore, tash me të bronztën evropiane dhe me plot vendosmëri edhe drejt medaljes olimpike. Gjithmonë janë shumë frymëzuese dhe të japin motiv shtesë takimet me sportistet tona që me angazhimin e tyre po na bëjnë krenarë të gjithëve.”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Ai më pas ka bërë të ditur se me këtë rast Donjeta Sadikut i është ndarë shpërblimi prej 8 mijë eurove, ndërsa 4 mijë të tjera i janë ndarë trajneres së saj Marjola Sallauka.

“I urova për medaljen e re që i sollën shtetit tonë, të bronztën në Kampionatin Europian, ndërsa i ndamë shpërblimin në vlerë prej tetë mijë euro për Donjetën dhe katër mijë euro për trajneren, Marjola Sallauka, bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve, të cilët arrijnë rezultate kulminante në gara ndërkombëtare.”, ka shkruar më tutje i pari i MKRS-së.

Synimi i radhës, i madh për Sadikun janë Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Exit mobile version