Tetë migrantë të cilët kanë kërkuar azil, do ta paditin Maqedoninë për shkak se vendi i ka përzënë për në Greqi, pasi që kanë arritur ta kalojnë kufirin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ndërkombëtare Associated Press, e cila përcjell njoftimin e grupit të avokatëve ProAzil për dhënien ndihmë të migrantëve për t’u ankuar në Gjyaktën evropiane për të drejtat e njeriut.
Gjithnjë sipas Associated Press, paditësit janë migrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Nëse ndodhë që ta fitojnë gjyqik, atëherë Maqedonia duhet t’i dëmshpërblejë me para./Telegrafi/