Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë konfirmuar se kopshti “Gëzimi Ynë” mbyllet në dy javët e ardhshme.
Kjo për shkak se tetë mësuese në këtë kopsht kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Po ashtu, sipas vendimit të IKSHPK-së, nga 21 grupe sa janë në këtë kopsht, 7 janë në vetizolim. Mësueset kanë rezultuar pozitive prej datës 29 tetor deri më 7 nëntor.
IKSHPK ka rekomanduar që i gjithë institucioni parashkollor të kalojë në vetizolim.