Flokët e yndyrshme janë njësoj si fytyra e yndyrshme. Ndonjëherë është ashtu siç është. Kurse ndonjëherë është në atë mënyrë për shkak të shprehive që kemi. Natyrisht, llojet e flokëve kanë rol në atë se sa shumë yndyrë do të shfaqet.
Të gjithë ju me flokë të mira (besoj që edhe disa me flokë të ashpra) e dini problemin për të pasur flokë të shkëlqyeshme; dhe ne vazhdimisht po përpiqemi të gjemë mënyra për t’i bërë flokët të duken më pak të yndyrshme, transmeton Telegrafi.
Jeni duke planifikuar saktësisht në cilën kohë të ditës duhet të pastrohen flokët që të duken bukur në mbrëmje gjatë ndonjë takimi. Përpiquni që të shmangni prekjen e shumtë. Jeni duke qëndroni shumë para pasqyrës dhe duke pyetur veten a janë duke u dukur bukur mjaftueshëm ose a është një ditë që duhet të mbani kapelë. Por të pasurit flokë të yndyrshme krijon edhe pasiguri tjera: gjithmonë duken më keq kur ju i shihni në vete sesa që i shohin të tjerët.
Nëse ndjeheni se flokët tuaj duken të yndyrshme pavarësisht të gjithave, janë disa gjëra që mund të bëni për të mbajtur prodhimin e yndyrës nën kontroll. Përderisa këto metoda do t’ju ndihmojnë të keni flokë më pak të yndyrshme për kohë të shkurtë dhe të gjatë, është e rëndësishme për të vlerësuar dhe kuptuar zakonet e përditshme që të dini më mirë si t’i shmangni.
Janë 8 hapa që mund të merrni që të keni flokë më të balancuar
Përdorni zbutës vetëm në fundin e flokëve
Përdorimi i zbutësit në gjithë flokët mund të peshojë flokët tërësisht, duke bërë rrënjët më të yndyrshme. Në vend të saj përdorni zbutës vetëm nga mesi i flokëve dhe në fund.
Përdorni pudër të bebeve
Nëse preferoni metoda të vjetra, përdorni pudër të bebeve në vend të shamponit për tharje të flokëve. Do të ketë efektin e njëjtë nëse e hidhni pak në rrënjët dhe e shpërndani. Nëse keni flokë të errët dhe pudra e bebeve bënë flokët tuaj të duken shumë të bardha, vetëm përdorni pak “bronzer” në rrënjët tuaja ose përzini pudrën e bebeve me kakao.
Përdorni shampon për tharje
Shamponi për tharje jo vetëm që do të thitë yndyrën nga rrënjët duke i bërë të duken më pak të yndyrshme për momentin, por gjithashtu do t’ju lejojë që mos të keni nevojë t’i pastroni shumë shpesh, çka do të bëjë flokët tuaja më pak të yndyrshme për kohë më të gjatë.
Pastroni flokët më pak
E dimë, e dimë. Duket jo e realizueshme. Por nëse koka është vazhdimisht e zhveshura nga vajrat, aq më shumë lëkura përpiqet të zëvendësoj ato vajra. Kjo i bënë flokët tuaj më shumë të yndyrshme në kohë më të shkurtë se sa që është e nevojshme. Kështu që nëse jeni duke pastruar flokët çdo ditë, provoni që të shmangni larjet e shpeshta. Nëse e provoni këtë metodë, provoni të patroni flokët çdo tri-katër ditë.
Krehja e pamjaftueshme mban vajrat natyrale të pashpërndara, duke krijuar yndyrë vetëm në zonat e caktuara. Në anën tjetër, krehja e shumët e flokëve stimulon prodhimin e yndyrës. Pra,vetëm mundohuni të gjeni një balancë të shëndetshme për flokët .
Zgjidhni produktet e flokëve me mençuri
Sigurohuni të mos përdorni xhele të shumta që mund të shkaktojnë ngrirjen e flokëve. Gjithashtu provoni t’i shmangni produktet që shtojnë shkëlqim pasi që mund të bëjnë flokët të duken më shumë të yndyrshme. Nëse mundeni, shmangni të gjitha.
Mos i prekni shumë flokët
Kjo do të thotë me duart dhe fytyrën. Sepse gishtërinjtë dhe fytyra, të dyja, prodhojnë yndyrë që shumë lehtë mund të transferohet tek flokët, shmangni luajtjen me to ose përdorni i stileve që mund të jenë në kontakt me fytyrën.
Shmangni drejtimin e flokëve
Sa më afër që flokët janë me kokën tuaj, aq më shumë janë shanset që yndyra të jetë në kontakt me to. Flokët kaçurrele japin më shumë volum rrënjës çka i mbanë flokët të duken më pak të yndyrshme. /Telegrafi/
R.Q.