Site icon Telegrafi

Tetë mënyra si të kombinojmë një bluzë të bardhë

Moda ndryshon gjithmonë dhe tendencat janë nga më të ndryshmet por një bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra apo një këmishë, është gjithmonë aty në dollapin tonë

Sigurisht jo vetëm sepse e bardha nxjerrë në pah tiparet tona por është lehtësisht e kombinueshme.

Bluzën e bardhë mund ta veshim me çdo gjë, me xhinse, me fund, me pantallona të gjata apo të shkurtra, me taka apo me atlete. Me pak fjalë është veshja që të nxjerrë nga çdo situatë.

Megjithatë shpesh herë para pasqyrës bllokohemi dhe nuk dimë çfarë të veshim apo si të kombinojmë veshjen tonë.

Shikoni propozimet tona për të zbuluar kombinimet më të bukura që mund të bëni me një bluzë apo këmishë të bardhë të thjeshtë.

1. Këmishë e bardhë, xhinse dhe taka

2. Bluzë e bardhë, pantallona të shkurtra lëkurë dhe çantë e vogël me rrip të gjatë

3. Këmishë e bardhë, fund me bel të lartë poshtë gjurit dhe taka

4. Këmishë e bardhë, pantallona të zeza, këpucë me taka

5. Bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të bardha

6. Këmishë e bardhë, pantallona të thjeshta. Kushtojini rëndësi çantës dhe këpucëve

7. Xhinse të shkurtra, bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra dhe shapka

8. Bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra, fund me motive dhe sandale gladiatori

Exit mobile version