Site icon Telegrafi

Tetë medalje për kosovarët në Tiranë

Federata e Notit e Kosovës (FNK), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kosova në këtë turne është prezantuar me 10 notarë. FNK thotë se është e kënaqur me paraqitjet e notarëve të vendit tonë, turne në të cilën morën pjesë 150 notarë, nga 13 klube nga Shqipëria dhe Kosova të cilët garuan në 9 disiplina për femra dhe meshkuj.

“Kosova u përfaqësua me 10 notarë, e të cilët patën një paraqitje te mire duke fituar 8 medalje prej tyre 5 të Arta 2-të Argjenda dhe 1-të Bronzet. Rita Zeqiri dhe Melisa Zhdrella fituan nga dy medalje të arta, Lum Zhaveli, një artë dhe një të argjend dhe Flaka Pruthi, fitoi një të argjend dhe një të Bronzet”, është thënë në njoftimin e FNK-së.

Medaljet u fituan në këto disiplina: Rita Zeqiri (dy medalje të arta, në 50m shpinë dhe në 100m shpinë), Melisa Zhdrella (dy medalje te arta, në 50m bretkosë dhe në 100 metra bretkosë), Lum Zhaveli (medalja e artë në 50 metra krol, medalja e argjend në 50m bretkosë), Flaka Pruthi (medalja e argjend në 50 metra delfin dhe medalja e bronztë në 50 metra shpinë).

“Ishte kjo paraqitje shumë e mirë e notarëve tanë në garën e parë të vitit 2014, ky sukses na jap shpresë që me përmirësimin e kushteve infrastrukturore noti i Kosovës shumë shpejt do të jetë në nivele shumë të larta, gjithashtu kjo garë ishte një test shumë i mirë para garës ndërkombëtare që do të zhvillohet në Hercegnovi të Malit të Zi më 15-16 shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftimin e FNK-së. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version