Site icon Telegrafi

Tetë konkurrentë për garën e tri pikëve dhe tetë të tjerë për atë të shkathtësive në ‘All Star Game’

NEW ORLEANS, LA - FEBRUARY 18: Klay Thompson #11 of the Golden State Warriors shoots the ball during the JBL Three-Point Contest during State Farm All-Star Saturday Night as part of the 2017 NBA All-Star Weekend on February 18, 2017 at the Smoothie King Center in New Orleans, Louisiana. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2017 NBAE (Photo by Gary Dineen/NBAE via Getty Images)

NBA All Star po afrohet gjithnjë e më shumë dhe spektakli nuk do të mungojë.

Ky spektakël i basketbollit amerikan do të zhvillohet këtë edicion në Los Angeles.

Tanimë NBA ka zbuluar edhe konkurrentët që do të marrin pjesë në garën e tri pikëve.

Fituesi i vitit të kaluar Eric Gordon do të marrë përsëri pjesë edhe këtë edicion.

Gordon pritet të ketë konkurrencë të fortë pasi në garë janë edhe yje tjerë si Klay Thompson, Devin Booker, Bradley Beal e Paul George.

Kyle Lowry, Tobias Harris dhe Wayne Ellington janë tre kandidatët tjerë në këtë garë.

Mbetet të shihet nëse Gordon do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar apo do të ketë një fitues tjetër.

Ndërkohë janë publikuar edhe konkurrentët për garën e ‘Skills Challange’.

Fituesi i vitit të kaluar është Kristaps Porzingis i cili do të marrë përsëri pjesë në këtë garë.

Përveç tij janë edhe shtatë basketbollist tjerë që do të marrin pjesë si Al Horford, Joel Embiid, Donovan Mitchell, Lauri Markanen, Spencer Dinwidddie, Jamal Murray dhe Lou Williams. /Telegrafi/

Exit mobile version