Site icon Telegrafi

Tetë koncerte në tetë shtete brenda 24 orëve

Kitaristi 34 vjeçar Vicente Patiz filloi turneun e tij njëditor në Oberhausen në veriperëndim të Gjermanisë, pastaj udhëtoi për 1000 kilometra prej Belgjikës, në Holandë, Luksemburg, Francë, Zvicër dhe Lihtenshtajn. Koncertin e fundit e mbajti në Austri.

Secili koncert që Patiz mbajti është rreth një orë e gjysmë, ndërsa ekzekutoi muzikë nga Mesdheu të cilën e kishte kompozuar vetë në kitarë. Në të gjitha koncertet morën pjesë prej 20 deri në 100 veta.

Rekordin e deritashëm botërorë e mbante Jeff Aug i cili organizoi gjashtë koncerte në gjashtë shtete brenda një dite vitin e kaluar, ndërsa rekordi i Patizit do të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version