Site icon Telegrafi

Tetë komunat në të cilat LDK doli e para në këto zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas procesimit të 99,61% të votave nga KQZ, është radhitur si partia e dytë në nivel të vendit.

LDK në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të fitojë në tetë komuna.

Rezultati i përgjithshëm nga këto zgjedhje për LDK-në është 24,82% apo 197 mijë e 415 vota.

Komunat në të cilat LDK ka dalë e para janë: Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.

Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet.

Dragash 29,01%,


Istog 45,84%,


Fushë Kosovë 30,80%


Lipjan 37,77%


Pejë 32,32%


Podujevë 38,43%


Suharekë 36,06%


Viti 34,96% . /Telegrafi/

Exit mobile version