Telegrafi

Tetë kilogram drogë dhe 60 mijë euro të fshehura në kasafortë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi në kasafortën që mbante në shtëpi iu gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro.

49-vjeçari u ndalua në Castellanza për një kontroll rutinë.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë publik u ndalua nga ushtarakët në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese prej pëlhure.

Gjatë kontrollit brenda qeses iu gjet 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë. Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, të cilat u sekuestruan. /Telegrafi/