Telegrafi

Tetë kandidatë për guvernator

Kryetari i panelit treanëtarësh për zgjedhjen e guvernatorit, Mejdi Bektashi tha për Telegrafin se intervistimi i kandidatëve të cilët janë futur në listën e ngushtë do të fillojë të martën.

“Në listën e ngushtë kanë hyrë tetë kandidatë të cilët do të ftohën të martën për intervistim. Ka kandidatë nga Bordi i BQK-së, por edhe nga jashtë”, tha shkurt Bektashi, duke mos dashur të përmend emra. /Telegrafi/