Gjërat mund të bëhen vërtet të frikshme kur nuk keni energji elektrike në shtëpi, por është e rëndësishme të dini se çfarë të bëni për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj – dhe jo vetëm.
Duhet të keni kujdes sepse shumë gjëra që njerëzit bëjnë gjatë këtyre situatave, shpesh rezultojnë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të lexoni disa këshilla, apo gjëra që nuk duhet t’i bëni kur keni ndërprerje të energjisë elektrike në shtëpi.
Qirinjtë
Gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë natës jemi mësuar të ndezim disa qirinj, mirëpo ekspertët nuk e kanë preferuar pasi mund të rezultojë me probleme, andaj ata sugjerojnë që në vend të tyre të përdorim fenerë elektrikë. Këta fenerë elektrikë shpesh mund të gjenerojnë më shumë dritë sesa një qiri i vetëm
Telefonat
Është e rëndësishme të ruani baterinë e telefonit tuaj për raste emergjente.
Rrini larg pajisjeve elektronike
Në rast se ju paralajmërojnë se do të ketë shkyçje të energjisë në zonën tuaj, është mire t’i shkëputni pajisjet tuaja elektronike, përpara se të fillojë ndërprerja e saj. Kjo mund të rezultojë edhe me dëmtimin e pajisjeve tuaja.
Mos e hapni frigoriferin
Pa energji elektrike, frigoriferi i juaj mund të mbajë ushqimin të sigurt e të freskët për katër orë, dhe kjo ndodhë vetëm nëse nuk e hapni derën e cila mund të lëshojë ajër të ftohtë dhe ushqimi mund të prishet më shpejt.
Është e rëndësishme të mbani ushqimin mbyllur brenda frigoriferit për aq sa duhet
Zbrazni ushqimet nga zona më e ftohtë e frigoriferit. Ushqimi i ngrirë mund të shërbejë ndonjëherë edhe si një izolant, duke i mbajtur ushqimet e tjera të ftohta për aq kohë sa është e mundur.
Rregullat e trafikut
Jo të gjithë e kanë luksin të jenë në shtëpi kur ndërpritet energjia elektrike. Andaj, nëse jeni në makinën tuaj dhe semaforët nuk po funksionojnë është më mire të trajtoni atë si shenjë ndalese dhe të prisni që njerëzit që ishin atje para jush të shkojnë së pari.
Kujdes me gjeneratorin
Disa njerëz tregohen vigjilentë ndërsa mbajnë me vete një gjenerator. Por është e rëndësishme të dini se si t’i përdorni ata.
Për fillestarët, gjeneratorët lëshojnë monoksid karboni, kështu që ato duhet të mbahen në ajër të hapur larg shtëpisë.
Ju gjithashtu duhet ta mbani atë në një strehë mjaft të izoluar për ta mbrojtur atë nga shiu ose dëbora.
Kujdes me fenerët e vjetër
Kini kujdes kur përdorni fenerët e vjetër që gjeni në shtëpi. Përveç çështjes së dukshme të energjisë së tyre të ulët, ato mund të rrezikojnë rrjedhjen e acidit i cili mund të bëhet i rrezikshëm përreth shtëpisë. /Telegrafi/