Telegrafi

Tetë fustanet që duhet t’i kesh në gardërobë

Sigurisht, duke i përshtatur edhe sipas kohës dhe stilit që ka kushdo, por edhe duke i kombinuar me veshjet që janë tendencë. Duke iu përmbajtur këtyre tetë kodeve themelore, çdo situatë dhe të papritur e ke të zgjidhur.

Duke filluar që nga veshjet formale për të përfunduar te fustani që duhet të kesh në një pritje apo edhe tek ai në një ditë me diell. Shiko këto propozime.

Fustani i punës
Edhe nëse zyra nuk ka një “kod veshjeje” të deklaruar, ti duhet të jesh e lumtur nëse e ke një fustan të tillë në dollap për çdo rast që ka të bëjë me punën, duke filluar që nga intervista apo prezantimi i parë me eprorët. Zgjidh një të tillë, të cilit mund t’ia ndryshosh lehtësisht stilin me një xhaketë, bizhuteri apo këpucë të zgjedhura.

Fustani i gjatë
Për të gjitha ato ditët kur xhinset nuk të duhen apo thjeshtë të janë mërzitur, një fustan i gjatë është një alternativë e përkryer. Ky lloj është mjaft i rehatshëm për të udhëtuar dhe i domosdoshëm për çdo sezon të vitit.Fustan dite
Ka ditë kur xhinset dhe bluzat të fusin vapën dhe kur ke nevojë për një fustan dite të përsosur si ky. Nuk do ta kesh problem edhe nëse del në mëngjes për një kafe, por gjatë ditës të dalin të papritura dhe të zë edhe mbrëmja jashtë. Kjo nuk është një veshje për raste të veçanta, por është një alternativë e mirë për t’u përdorur në ditë të veçanta të javës, nëse jo çdo ditë.Fustan i trikotuar
Sa herë që moti fillon të ftohet, do të jesh e lumtur nëse e ke gjithmonë një veshje si kjo që të shpëton për raste të tilla. Një palë nga çizmet më çdo lloj ngjyre, për vjeshtën dhe dimrin, kjo veshje është perfekte.

Fustan për raste formale
Tani që nis edhe sezoni i dasmave, i darkave formale dhe eventeve të veçanta, një fustan i tillë bëhet shumë i domosdoshëm. Me një gjatësi të plotë dhe në përshtatje me linjat e trupit, një zgjedhje e tillë do të të shpëtojë sa herë të dalin darka të papritura.

Fustan i lehtë
Me një të tillë do të ndihesh gjithmonë e lehtë si pranverë. Si mund ta kalosh pranverën ose verën pa një fustan prej dantelle të bardhë apo edhe me copa të tjera të lehta si kremi apo linoja.

Fustan për koktej
Për rastet e veçanta që nuk i përmban një fustan krejtësisht formal, ke nevojë për një fustan më të përshtatshëm për koktejin e madh që mund të jetë një darkë me pije apo një parti e organizuar nga miqtë.

Fustani i zi
Eh, ky është pika mbi i, që çdo femër duhet ta ketë në dollap gjithmonë. Këtë fustan mund ta veshësh kombinuar me aksesorë, xhaketa apo këpucë sipas rastit, shkruan revista class. Nuk thonë kot: nëse ke fustan të zi, i ke të gjitha. /Telegrafi/