Telegrafi

Tetë ‘finalet’ e mbetura të Arsenalit në Ligën Premier – a mund ta fiton titullin?

Barazimi 2-2 me Liverpoolin i ka prishur jo pak punë Arsenalit. Gunners barazuan në Anfield Road në derbin që u luajt në kuadër të javës së 30-të.

Tani, lojtarët e Mikel Artetas kanë vetëm tetë ndeshje apo më mirë të themi finale të mbetura deri në fund të sezonit.

Arsenali ka 73 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë, por kampioni në fuqi ka një ndeshje më pak të luajtur.

Lexo po ashtu Përplasje brutale mes Granit Xhakës dhe Trent Alexander-Arnold

Nëse Citizens e fitojnë atë takim të mbetur, atëherë diferenca në pikë me Topçinjtë do të jetë vetëm tri pikë.

Andaj, le t’i hedhim një sy se me kë përballet Arsenali në tetë takimet e mbetura.

Më 16 prill, ata do të vizitojnë West Ham United, ndërsa më 21 të po këtij muaji e presin Southamptonin.

Derbin për kreun e tabelës me Cityn e luajnë më 26 prill në Etihad, një takim tejet i zjarrtë dhe që mund të përcaktojnë fituesin e titullit.

Derbit nuk ndalen me kaq për Gunners, pasi tri ditë më vonë do të luajnë me rivalin e Londrës perëndimore, Chelsean në Emirates.

Arsenali më pas viziton Newcastle United në St. James Park më 5 maj, ndërsa e presin Brightonin më 14.

Lexo po ashtu Liverpool 2-2 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe lojtarëve të tjerë

Lojtarët e Artetas më pas vizitojnë Nottingham Forestin më 20 maj, gjersa ndeshjen e fundit për edicionin 2022/23 e zhvillojnë kundër Wolverhampton Wanderers më 28 maj.

Më poshtë mund të shikoni edhe orarin e ndeshjeve të Manchester Cityt /Telegrafi/