Site icon Telegrafi

Tetë ditë zjarr në Parkun e Prespës, ende asnjë ndërhyrje nga ajri

Në ditën e tetë të zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës dëmet ekologjike në bimësi, florë dhe faunë janë shumë të mëdha.

A2 CNN raporton se mosreagimi i duhur për të plotësuar kërkesat e specialistëve për ndërhyrje nga ajri, ka sjellë përhapjen e flakëve edhe në brendësi të Parkut Kombëtar

“Kemi të bëjmë me situatë të vështirë. Në ditën e tetë të zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës por sidomos në anën maqedonase dëmet ekologjike në bimësi, florë dhe faunë janë shumë të mëdha. Edhe pse vazhdon lufta me flakët në pjesën maqedonase. E vështirë situata paraqitet edhe në palën shqiptare. zjarrfikësit dhe emergjencat i frikësoheshin faktit që mund të prekte Parkun e Prespës, mosreagimi i duhur nga instancat përkatëse për të plotësuar kërkesat e specialistë për ndërhyrje nga ajri që të mos përhapeshin flakët. Edhe dje nuk janë përdorur helikopterët për të shuar flakët. Janë bërë dy kërkesa te shteti grek e maqedonas për të mundësuar shuarjen e flakëve. Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme. Dje ka pasur një përhapje më të madhe të zjarrit. Ka zbritur në fshatin Peshkëpi të Pogradecit”.

Lexo po ashtu Situatë e rëndë nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kërkohet ndërhyrje nga ajëri

Sipas tij dalja e forcave tokësore në terren nuk mjafton për shuarjen e flakëve, pasi pasi kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe jo me mjete rrethanore.

“Në orën 5 janë dislokuar forcat zjarrfikësve pyjore e vullnetarëve. Mbetet shumë e vështirë situata në Parkun Kombëtar të Prespës, por prej 3 ditësh nuk ka asnjë lloj reagimi. Pala maqedonase e ka të pamundur të vijë në ndihmë. Përveçse me mjete rrethanore nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër. Reagimi duhet të jetë shumë i shpejtë për të shpëtuar atë se çfarë ka mbetur nga parqet kombëtare, reagimi është shumë i vogël. Mjaftohen vetëm me daljen e forcave tokësore në terren”. /Telegrafi/

Exit mobile version