Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, tashmë tetë ditë janë në arrati dhe akoma nuk ka informacione se ku mund të jenë dy të akuzuarit në lëndët e PSP-së.
Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë jashtë shtetit, pasi për ta është lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar përmes Interpolit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 26 korrik Gjykata e Lartë vërtetoi paraburgimet për Grujevskin dhe Boshkovskin, ndërsa për Jakimovskin u shqiptua masa e përkujdesit, gjegjësisht marrje të pasaportës dhe paraqitje në gjykatë një herë në javë.
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski akuzohen në rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa” të PSP-, ku dyshohen për përgjime të paligjshme të mbi pesë mijë numrave telefonik, përmes sistemit të DSK-së dhe për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim./Telegrafi/