Siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore, për shkak të kërcënimeve të një kandidati për kryetar komune në Prilep dhe familjes së tij, të drejtuara përmes Facebookut, është privuar nga liria 27 vjeçari nga Prilepi.
Prokuroria Themelore e Prilepit parashtroi kallëzim penal për Rrezikim të sigurisë.
I denoncuari gjatë ditës së djeshme është arrestuar në vendkalimin kufitar në Tabanoc dhe është dërguar në prokurori.
Prokurori Publik në gjykatë propozoi paraburgimin e tij, ndërsa gjykatësi në procecurë paraprake pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit për 8 ditë./Telegrafi/