Site icon Telegrafi

Tetë ditë paraburgim për Isuf Kokën i cili mbrojti pronën e tij në Sheshin Skëndërbe në Shkup

Gjykata penale njoftoi se ka shqiptuar tetë ditë paraburgim për Isuf Kokan, i cili gjuajti me pistoletë në ajër, siç thanë të afërm të tij, për të mbrojtur pronën private te sheshi “Skënderbeu” në Shkup, ku protestuesit e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, sulmuan statujën e Skënderbeut dhe shitoret perreth duke gjuajtur me gurë, shishe dhe gjësende të tjera të forta.

Koka u ndalua nga punonjësit e policisë menjëherë deri sa e kishte armën në dorë.

Menjëherë pas raportimit të lajmit në media, ka folur dhe babai i Isufit, Alush Koka.

Ai pat deklaruar se djali i tij ka reaguar nga frika se po i dëmtohet prona nga protestuesit e dhunshëm, madje dhe armën e ka pasur me leje.

Lexo po ashtu ‘Djali largoi huliganët’, biznesmeni përgënjeshtron Mickoskin për atentatin

Vëllai i tij, Zudi Enuzi Koka ishte drejtor i Ndërmarrjen Publike “Higjiena komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi menjëherë pas incidentit.

Kujtojmë se protestuesit e opozitës maqedonase, në sheshin Skënderbeu fyenin dhe shanin shqiptarët të cilët dolën për t’i mbrojtur pronat e tyre dhe të parandalojnë protestuesit të shkojnë drejt çarshisë për të kryer demolime të tjera.

Lexo po ashtu Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar Shqiptarët

 

 

Exit mobile version