Site icon Telegrafi

Tetë ditë “betejë” me flakët në Pishë Poro dhe Darzezë të Fierit

Vijon “beteja” me flakët edhe në ditën e tetë të riaktivizimit të zjarrit në masivin pyjor të Pishë Porës dhe Darzezës në Fier.

Përgjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar në terren, ndërsa rreth orës 01:00 një vatër zjarri është aktivizuar duke dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka rrezikuar edhe një banesë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar, ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë, ditës së sotme, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Aktualisht, vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët, ndërsa avionët “Canadair” të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri.

Në terren, që në orët e para të mëngjesit po operojnë të gjitha forcat operacionale, shërbimet zjarrfikëse, si dhe efektivë të forcave të armatosura. /Telegrafi

Exit mobile version