Deputetët e opozitës të cilët votuan për hapjen e Kushtetutës do të votojnë të përmbajtur për tre amendamentet e Qeverisë, njoftoi në seancën e sotme parlamentare, deputeti Zeqir Ramçilloviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne tetë deputetët të cilët mundësuam hapjen e Kushtetutës me qëllim të integrimit në BE dhe NATO, do të votojmë të përmbajtur në drejtim të amendamentit të tretë në mënyrë që të lëmë hapësirë për debat publik mbi propozimet. Konfirmimi që të gjithë duhet të jenë të përfshirë në këtë proces është miratimi i amendamentit tonë që garanton identitetin maqedonas”, – tha Ramçilloviq, ku shtoi se amendamenti i katërt duhet të pranohet edhe nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Ai shtoi se mos votimi për tre amendamentet është një kujtesë se procesi i ndryshimeve kushtetuese është i lidhur me procesin e faljes dhe pajtimit. Me votën tonë për të hapur Kushtetutën, u hap një debat në të cilin morën pjesë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, me çka u konfirmua se novitete debat./Telegrafi/