Nëse sot ndihesh keq që veshe sërish të njëjtën xhaketë si edhe dje, hidhi një sy këtij artikulli
Të famshmet botërore e bënë këtë gjë denjësisht, përpara kamerave, njerëzve dhe syve që nuk u shpëton asgjë.
Rita Moreno
Në vitin 1962, Rita u vlerësua me një Oscar për hir të talentit të jashtëzakonshëm në aktrim. Kaq shumë e dashuroi artistja fustanin që mbajti veshur sa në 2018- n, në ceremoninë e 90- të të Oscar, e veshi sërish.
Cate Blanchett
Në 2015- n, në premierën e “Carol”, Blanchett u shfaq me një fustan klasik të zi, mëngët e së cilit tërhoqën një vëmendje të veçantë. Tre vite më vonë, aktorja e riveshi fustanin por me një ndryshim aspak të vogël: vathët!
Mbretëreshë Letizia e Spanjës
Shkurtin e këtij viti, Letizia mbajti veshur në banketin e realizuar për presidentin e Perusë, të njëjtin fustan që veshi 8 vite më parë në Westminster, pak para dasmës së ëilliam dhe Kate Middleton- it. Sigurisht që hera e dytë ishte disi më ndryshe: shumë më shumë aksesorë!
Geri Halliwell
Këngëtarja në fjalë veshi në 2009- n të njëjtin fustan që veshi dikur në 2002- shin në një festë pas ndarje së çmimeve Oscar.
Jane Fonda
Po sikur të veshësh të njëjtën xhaketë në dy evente të ndryshme por thjesht të ndryshosh modelin e flokëve dhe aksesorët? Këtë gjë e provoi Jane Fonda në 2016- n; herë në një festë në Beverly Hills e më pas në një shfaqje të Saint Laurent- it.
Kate Middleton
Njësoj mendon edhe dukesha e Cambridge- s. Përpara jush Kate në 2012- n, në Lojërat Olimpike të Londrës dhe Kate në 2018- n, në Tusk Conservation Awards.
Kate Moss
Po kështu, Kate Moss në eventin bamirës Sam & Ruby në 2006- n dhe Kate Moss në show-n e Christian Dior- it, në 2010-n.
Sharon Stone
Ylli i kinematografisë botërore u shfaq me këtë fustan të zi Roberto Cavalli fillimisht në një festë në Mardan Palace, Antalya në 2009-n dhe një vit më vonë në një koncert dedikuar departamentit të policisë së New York-ut. /Telegrafi/