Pas një ndërprerjeje dyvjeçare, ekspozita e automjeteve në Detroit është rikthyer, duke bërë debutimin e saj si një ngjarje vjeshtore me rreth një duzinë zbulimesh të modeleve të reja.
Disa u zbuluan më parë në internet dhe po dalin publikisht për herë të parë, ndërsa të tjerët, si Mustang i ri, u zbuluan në panair, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në një epokë ku mungesat e “çipave gjysmëpërçues” dhe vështirësitë e prodhimit kanë qenë qendër të vëmendjes, panairi, si të gjitha “shfaqjet” e mëdha të automobilave në Amerikë, është duke u bërë gjithnjë e më tërheqës.
Më poshtë ua sjellim tetë automjetet e reja që debutuan në panairin e automjeteve në Detroit në 2022. /Telegrafi/