Telegrafi

Tetë aksidente dje në Shkup, katër persona të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga tetë aksidentet në komunikacion çka ndodhën gjatë natës së kaluar në qytetin e Shkupit.

Siç njoftojnë nga MPB, policia ka sanksionuar 27 vozitës të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga se është e lejuar, një vozitës i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe shtatë vozitës për mos pajisje me patentë shoferi.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur gjashtë vetura të paregjistruara, një veturë është ç’kyçur për shkaqe të problemeve teknike, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 55 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë të rregullt./Telegrafi/