Tetë akademikë nga Akademia e Shkencave të Kosovës i kanë nisur presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani një kërkesë që ta shpall Fadil Hoxhën, ish liderin komunist të Kosovës, “Nderi i Kombit”.
Akademikët thonë se kanë mbështetjen e kryetares së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari-Lila dhe intelektualëve të Gjakovës.
Kjo kërkesë është dërguar në zyren e presidentit Nishani me 11 dhjetor të vitit të kaluar.
Teksti i kërkesës së akademikëve:
Ne anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës i bashkangjitemi iniciativës së Shoqatës së Veteranëve LANÇ të Kosovës, përkrahjes së kryetares së së Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari-Lila dhe Shoqatës së Intelektualëve të Gjakovës “Jakova”.
Gjithashtu përkrahim arsyetimin e dhënë për dekorimin e z.Fadil Hoxhës që të shpallet Nderi i Kombit nga ana juaj .
Mbesim me shpresë që kjo iniciativë të realizohet dhe të shpallet z.Fadil Hoxha Nder i Kombit.
Prishtinë 11.11.2015.