Telegrafi

Tetë aeroplanë luftarakë F-15 të SHBA-ve arrijnë në Poloni

Tetë aeroplanë luftarakë F-15 të Forcave Ajrore të SHBA-ve, janë dërguar në Poloni, shkruan BBC.

“Disa aeroplanë amerikanë F-15 zbritën sot në bazën ajrore në Lask”, ka shkruar ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, transmeton Telegrafi.

“Tetë aeroplanë u janë bashkuar atyre që kanë arritur javën e kaluar”, ka shtuar ministri polak.

Gjatë vikendit është paralajmëruar që Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Poloni edhe 3 mijë ushtarë.

E deri më tani, prej tyre vetëm 1.700 kanë arritur. /Telegrafi/