Në Kosovë kohët e fundit janë shfaqur shumë seriale vendor në pothuajse të gjitha televizionet nacionale.
Pothuajse të gjitha kanë përfunduar sezonën dhe aktorët kanë shkuar në pushime, por edhe seriali “Egjeli”, ku protagonist kryesor janë Vedat Bajrami (Liki), Osman Azemi (Teta Gjyli) dhe Mensur Safçiu (Axha Shneq).
Së fundi, Bajrami ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram nga prapaskenat e xhirimeve të serialit, transmeton Telegrafi.
Aty shihet ‘Teta Gjyle’ duke kënduar karaoke këngën e Sabri Fejzullahut, “Kur pranvera ishte në Prishtinë”.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme dhe vlerësojeni performancën e Osmanit. /Telegrafi/