Tashmë kanë dal rezultatet pre eliminuare të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave të para, LDK dhe VV do të shkojnë në balotazh për kryeqytetin e Kosovës.
E me balotazhin, ka ironizuar aktori shqiptar Osman Azemi, i cili njihet për mesazhet komike që sjell herë pas here në rrjetet sociale.
Aktori prishtinas ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit një qytetar i ulur në një “kundgj”, ku sipas Azemit, ai po mendon rreth balotazhit.
Nuk dihet se për kë është ky mesazh, por qytetarët kanë lavdëruar iniciativën e vendosjes së këtyre pengesave me qëllim që qytetarët të lëvizën lirshëm dhe automjetet mos të parkohen në trotuare.
Ndryshe, kujtojmë se për të parin e qytetit të Prishtinës do të ballafaqohen kryetari aktual, Shpend Ahmeti (VV) dhe Arban Abrashit (LDK).
Kujtojmë se balotazhi në komunat e Kosovës do të zhvillohet më 19 nëntor (e diele). /Telegrafi/