Telegrafi

Testosteroni nuk nxit agresivitet

Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut kanë përcjellë sjelljen e 120 grave, një pjesë të të cilave u është dhënë 0.5 miligramë testosteron, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (hormon të rrejshëm).

Të dhënat e botuara në revistën Nature kanë treguar se femrat të cilat kishin marrë testosteron, janë treguar më të hareshme dhe më të drejta, sesa ato që kanë marrë placebo. /Telegrafi/