Site icon Telegrafi

Testosteroni mund të shtohet edhe pa suplemente

Niveli i testosteronit, para së gjithash, është i rëndësishëm për shëndetin, edhe pse shumica marrin suplemente me dëshirën që të “ngopin” masën muskulore

Mirëpo, suplementet nuk janë të domosdoshme, sepse kjo mund të arrihet edhe në mënyrë natyrale. Kjo është mënyra.

Nëse ndieni lodhje, molisje, keni ankthe gjumi, djersiteni shumë, vrullshëm ju shtohet masa trupore apo keni problem me disfunksionin seksual, mungesë të masës muskulore në pjesën e sipërme të trupit, mund të jenë shenja që keni nivel të ulët testosteronesh.

Nëse dyshoni që është fjala për këtë, apo për cilindo çrregullim hormonal, është e nevojshme të shkoni te endokrinologu, për të bërë testet e hollësishme, transmeton Telegrafi.

Testosteroni ndikon dukshëm në shëndetin, ka ndikim në punën e zemrës, trurit, eshtrave, gjëndrave seksuale, ndikon në shfaqjen e diabetit të tipit 2 dhe në simptoma metabolike.

Pra, niveli është i rëndësishëm në rend të parë për shkak të shëndetit.

Stresi, obeziteti janë ndër faktorët e parë të cilët ndikojnë në uljen e nivelit të testosteroneve, për shkak të shtimit të rrjedhjes së hormonit të estrogjenit.

Gjithashtu, në uljen e nivelit mund të ndikojnë edhe alkooli dhe bisfenoli – substanca kimike të cilat gjenden në shumë produkte nga plastika.

Preparatet e paverifikuara mund të shkaktojnë disbalancën e hormoneve në trup, gjë që mund të ketë vërtet pasoja të dëmshme për organizmin.

Rast i njëjtë është edhe me marrjen e këtyre preparateve kokë në vete, pa lejen e mjekut, gjë që assesi nuk do të duhej ta bënit.

A ekziston mënyra që në mënyrë natyrale të shtohet niveli i testosteroneve dhe si të arrihet ky shtim?

Para së gjithash, me ushqim të drejtë, por edhe me sasi të mjaftueshme gjumi dhe ushtrimi.

Nëse dëshironi të shtoni nivelin e testosteroneve, rekomandohet të konsumoni: rrush, mish toni, avokado, lakra, mjaltë, mish kafshësh të egra, fruta arrore, yndyra të ngopura në sasi të vogla, vezë, vitaminë D dhe zink.

Kur është fjala për stërvitjen, hulumtimet tregojnë që stërvitja në intervale ngre nivelin e testosteroneve më shumë se stërvitja e vëllimshme me intensitet të vogël dhe stërvitja e forcës, para së gjithash të grupeve të muskujve të mëdhenj.

Duhet të bëhet ushtrimi benç i rrafshët, galiç, hapi. Gjithashtu, nuk duhet ushtruar më shumë se një orë, sepse pas kësaj periudhe të ushtrimeve, niveli i testosteroneve fillon të ulet. Bile edhe ngritësit e peshave pas një ore bëjnë pauzë.

Mirëpo, do të duhej të kini parasysh edhe që niveli i lartë i testosteroneve është i dëmshëm njësoj si edhe niveli i ulët, prandaj duhet t’i përmbaheni rregullës “mesatarja është e artë”. /Telegrafi/

Exit mobile version