Site icon Telegrafi

Teston besnikërinë e partnerit me një vajzë atraktive, habitet kur e sheh se si i ata shkëmbejnë numrat e telefonave (Video)

Një vajzë e re prej kohësh dyshonte në besnikërinë e partnerit të saj, dhe kështu kishte kërkuar ndihmën e ekipit të specializuar në realizimin e kamerave të fshehta për të shuar dilemën e saj.

Courtney ishte ulur para ekranit dhe vëzhgonte me kujdes sjelljet e të dashurit dhe mikut të tij, kur para tyre shfaqet një vajzë atraktive që ishte pjesë e kamerës së fshehtë, dhe me çdo kusht mundohet t’i josh, transmeton Telegrafi.

Dhe nuk iu desh shumë kohë që ata të “dorëzohen” para bukurisë së saj, dhe kështu u pajtuan që të shkëmbejnë numrat e telefonave për të bërë së bashku një “sesion” të jogës.

Por, ky veprim nervozoi tej mase Courtney, e cila menjëherë i telefonoi të dashurit për ta pyetur se pse ia kishte dhënë numrin e telefonit një vajze të panjohur.

Duke u munduar të arsyetohet i thotë se me këtë veprim është munduar ta largon nga tavolina e tyre, duke iu betuar se kurrë më nuk do të flasë me të. Dhe duket se këtij versioni i besoi e dashura e tij e cila e fali me shpresën që të mos përsëritet një rast i tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version