Pronarja e dy qenve gjerman, Zeusit dhe Apollonit, vendosi të maskohej si një grabitëse dhe të hynte në shtëpinë e saj për të parë sa të mirë janë qentë e saj roje.
Në një video që ajo postoi në TikTok mund të shihet se si qentë ishin mjaft të hutuar nga situata e papritur. Dukej sikur donin të luanin, dhe ata as nuk reaguan kur pronari bëri sikur i vodhi pantoflat dhe kur ajo filloi t’i ngacmonte ato.
Megjithëse qentë nuk mund ta shihnin fytyrën e pronarit, e cila ishte fshehur nga një kapuç, komentatorë të shumtë paralajmëruan për një detaj të rëndësishëm.
“Ju duhet ta kishit ditur që nuk do të funksiononte. Ata e dinë që je ti, ata e njohin aromën tënde”, shkroi një përdorues.
“Sapo ata filluan të tundnin bishtin e tyre, ishte e qartë se ata e dinin kush fshihej pas maskës”, u pajtua një tjetër. /Telegrafi/
@olympusgreatdanes♬ original sound – Olympus Great Danes