Telegrafi

Testohet “Viagra” për femra

Një grup i shkencëtarëve kanadezë nga laboratori farmaceutik “Trimel” është duke e testuar terapinë për nxitjen e dëshirës për marrëdhënie seksuale dhe orgazmës për femra.
Terapia do të duhej të ishte në formë të pikave për hundë, të cilat do të duhej të
vendoseshin së paku dy orë para marrëdhënies seksuale, ndërsa ‘Tefina’ është efektive për gjashtë orë me radhë.

‘Tefina’ tani për tani gjendet në fazën e hulumtimit, por shkencëtarët tashmë kanë filluar t’i zgjedhin femrat, të cilat do të marrin pjesë në fazën e dytë të hulumtimit në Kanada, SHBA dhe Australi.

Shumica e rasteve të mungesës së orgazmës te femrat, siç kanë theksuar shkencëtarët, në fakt nxitet nga shkaktarët psikologjikë, siç janë stresi ose shqetësimi.
/Telegrafi/