Telegrafi

Testohet vaksina e re për trajtimin e demencës dhe Alzheimer-it

Medikamenti mendohet të jetë gati brenda 5 vjetësh. Së shpejti, medikamenti do të testohet tek disa pacientë me një formë më të rëndë të sëmundjes dhe nëse këto testime dalin me sukses, atëherë kjo do të thotë se personat me trashëgimi familjare të demencës, mund të bëjnë çdo muaj injektimin e medikamentit 10 vjet përpara shfaqjes së sëmundjes.

Kjo rutinë mund të bëhet po aq e zakonshme sa përdorimi i statinave për parandalimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Mjekët britanikë janë optimistë, pasi ata janë duke testuar me sukses tre medikamente. Aktualisht, medikamentet e vetme ekzistuese mund të lehtësojnë simptomat dhe të ngadalësojnë procesin e zhvillimit të sëmundjes, por nuk mund të vonojnë shfaqjen e saj.

Medikamenti që po testohet quhet Solanezumab. Ai ka për objektiv molekulën beta-amiloid, që sipas shkencëtarëve, është shkaktarja e sëmundjes së Alzheimer-it, transmeton Living. Medikamenti pritet me padurim nga bota shkencore, pasi format e demencës senile janë shtuar me 22% gjatë tre viteve të fundit.

Aktualisht, 44 milionë persona në botë vuajnë nga një nga format e demencës, përfshirë edhe Alzheimer-in. /Telegrafi/