iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 të Apple vijnë me një ekran të ri të quajtur Ceramic Shield, për të cilin Apple thotë se është katër herë më i qëndrueshëm se ekranet standarde.
Telefonat e ri të Apple i mbijetuan disa testeve të rënies dhe dolën më mirë se pajisjet e mëparshme.
Tani kemi një test të qëndrueshmërisë që është bërë nga JerryRigEverything që e vendos modelin e ri të telefonit të Apple nëpër një sërë testesh të qëndrueshmërisë, kjo përfshin një test gërvishtës, test djegieje dhe test të lakimit të pajisjes.