Telegrafi

Testohet kanabisi si ilaç i mundur në shërimin e epilepsisë

 Bashkimi i cili zgjon kureshtjen e shkencëtarëve është elementi cannabidivarin (CBDV), një substancë që nuk është psikoaktive. Shkencëtarët në Riding kanë konstatuar se kjo përzierje e vogël mund të ndikojë si antikonvulsant që edhe është vërtetuar gjatë eksperimenteve në minj. Minjtë e prekur nga epilepsia, pas marrjes së kësaj substance kishin sulme më të buta në krahasim me ata minj që kishin marrë placebo.

Që në vitin ardhshëm, prodhuesi britanik i ilaçeve GW pharmaceuticals", planifikon këto testime me medikamente të reja.

Ekspertët paralajmërojnë se duhet pasur kujdes me ilaçin e ri, sepse epilepsia te minjtë dhe te njerëzit ndryshon shumë, si nga mënyra e shfaqjes e po ashtu edhe gjatë shfaqjes së sëmundjes. /Telegrafi/