Telegrafi

Testohet HD 7770

Vegla GPU-Z zbulon se çipi i ri me emër të koduar Cape Verde punon në taktin prej 1,000 MHz dhe është i çiftëzuar me memorien GDDR5 në 1,125-megaherc me të cilën komunikon përmes dy kontrolluesve 64-bitësh të memories. Kapaciteti i memories është një gigabajt.

Testet detaje të kartelës së re mund ti presim pas paraqitjes zyrtare e cila sipas informatave në dispozicion është e caktuar për nesër (15 shkurt). Për të ia lehtësuar pritjet lexuesve të vet, ekipi nga VR-Zone kaloi modelin referent të kartelës nëpër 3DMark 11 në rregullimin Performance. Në këtë test Radeon HD 7770 shënon 3,355 pikë që duhet të jetë diku në mes të performancave të Radeon HD 6790 dhe HD 6850.

Çmimi i kartelës pritet të jetë nën kufirin prej 200 dollarësh. /Telegrafi/