Site icon Telegrafi

Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, këto janë tarifat e taksave që do të paguajnë vozitësit e automjeteve

Në Rrugën e Kombit ka nisur sot që prej orës 12:00 testimi për taksën, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë.

Makinat kalojnë pa ju kërkuar pagesa, por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do të vazhdojë deri javën e ardhshme dhe më pas do të përcaktohet data e fillimit të kalimit kundrejt pagesës.

Tarifat e miratuara janë:

Motor, 2.5 euro

Veturat e vogla, 5 euro

Atobusa dhe kamioneta, 11.2 euro

Kamion i mesëm,  16.2 euro dhe

Kamion i rëndë 22.5 euro

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Infrastrukturës sqaron se “në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës”.

Lexo po ashtu Nga nesër, çdo automjet që kalon në Rrugën e Kombit do të paguaj nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Lexo po ashtu Berisha: Taksa për autostradën, turpi i Kombit!

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës së koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve. /ata/

Exit mobile version