Site icon Telegrafi

Testohen për qëndrueshmëri fizike, iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max tregohen mjaft të fortë

Kur e prezantua në fillim të shtatorit, për këta iPhone të ri, zyrtarët e Apple thanë se janë të fortë dhe të qëndrueshëm.

Që të tre – iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max kanë nivelin IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, ndërsa xhamin e kanë special të punuar nga Gorilla Glass, transmeton Telegrafi.

SquareTrade ka bërë disa simulime, që të kuptojë për qëndrueshmërinë fizike që kanë këta telefona dhe u mësua se janë mjaft të fortë, veçanërisht iPhone 11 Pro.

Telefoni i zgjuar ka mbijetuar për 30 minuta në ujë në thellësi të 1.5 metrave, si dhe doli shumë i mirë të testin e rrotullimin në kuti për 60 sekonda, megjithëse iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro Max pësuan më shumë thyerje.

Mirëpo, lëshimi i të tre telefonave nga lartësia prej 1.8 metrave, i la me plasaritje si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme. Sa i përket presionit, iPhone 11 duroi presion prej 104 kilogramëve, vetëm një kilogramë më shumë e duroi iPhone 11 Pro Max, derisa iPhone 11 Pro deri në 114 kilogramë.

Ky testim ishte mjaft i vrazhdë, megjithatë këta telefona u treguan mjaft të fuqishëm dhe pritet që të mos pësojnë thyerje, nëse bien nga xhepi apo ne lartësi që nuk janë të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version