Telegrafi

Testimi rutinë në HIV është i domosdoshëm

Ekspertët për HIV-in dhe shkencëtarët kanë theksuar se paaftësia e sistemit shëndetësor në SHBA për testimin rutinë të pacientëve në HIV ka sjellë deri te përhapja e AIDS-it.

Çdo vit, afër 60.000 amerikanë infektohen me HIV, ndërsa 50-70% e të infektuarve infeksionin e marrin me anë të marrëdhënieve seksuale nga personat të cilët nuk e dinë se janë të infektuar.

Para dy vitesh Center for Disease Control and Prevention, CDC (Qendra për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve) ka rekomanduar që të gjithë amerikanët ndërmjet moshës 13 dhe 64 vjeç të testohen në të gjitha qendrat shëndetësore, mirëpo ekspertët pohojnë s kjo nuk ndodh në realitet.

“Ata të cilët nuk dinë për sëmundjen e tyre nuk mund të kërkojnë ndihmë, dhe për më keq mund ta përhapin sëmundjen”, thotë Dr. Veronica Miller, udhëheqësja e forumit për kërkimin e të infektuarve me HIV.