Telegrafi

Testimi masiv zbuloi 3,180 raste asimptomatike me coronavirus në Itali

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë zbuluar numër të madh të rasteve asimptomatike të coronavirusit.

Provinca veriore italiane e Alto Adige, testoi më shumë se 350 mijë banorë në tre ditë, me synimin për të zbuluar raste asimptomatike, pra njerëz të infektuar me COVID-19, të cilët nuk kanë ndonjë simptomë.

Sipas Rai News 24, i ashtuquajturi “testim letër-muri” zbuloi 3,180 njerëz që janë të infektuar me virus, por nuk tregojnë ndonjë shenjë të infeksionit.

Italia po përgatitet të nisë një fushatë masive vaksinimi në muajin janar, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza – me kusht që një të jetë i disponueshëm deri atëherë.

Ndryshe, Italia deri më tani ka regjistruar 1.41 milion raste gjersa kanë ndërruar jetë 49823 persona. /Telegrafi/