Site icon Telegrafi

Testimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, parakusht për hyrje në BE

Sofja zyrtare bëri kërcënim me veto në BE nëse nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin.

Pendarovski parasheh tensioni me Bullgarinë, lidhur me punën e komisionit të përbashkët të të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij, pranimi i Goce Dellçevit si bullgar është linja e kuqe që vendi unë s’do jetë i gatshëm ta pranojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgarët filluan të ankohen në Bruksel për punën e komisionit, ankohen se nuk ka rezultate. Jozyrtarisht, ata thonë se nëse s’ka rezultate, ata do të bllokojnë”, thotë Pendarovski.

Lexo po ashtu Borissov: Maqedonasit duhet ende të piqen për datë për bisedime

Edhe kryeministri bullgar Boyko Borissov lëshoi tone të ashpra ndaj shtetit tonë në Bruksel duke vlerësuar se maqedonasit ende duhet të piqen në mënyrë të marrin datë për nisjen e bisedimeve./Telegrafi/

Exit mobile version