Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu ka deklaruar për mediat se testimi ekstern përkundër pretendimeve dhe spekulimeve nuk do të ndërpritet por dhe ka shtuar se ai është shembull për rajonin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai nga ana tjetër ka theksuar, se Ministria e Arsimit po punon në përmirësimin e kushteve për cilësi në arsim.
“Nëse bëni një krahasim nga viti i kaluar deri më sot, do të shihni shumë dobësi janë kaluar. Testimi ekstern është një shembull për rajonin. Ka pasur disa probleme teknike të cilat janë tejkaluar dhe tani gjithçka është e niveluar”, është shprehur Pishtar Lutfiu, Ministri i Arsimit.
Nesër është dita e fundit e testimit të jashtëm për vitin shkollor 2015/2016.
Nga Inspektorati për Arsim Shtetëror, theksuan se në këtë sesion do të ketë 178 mijë e 648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, ku do të testohen në të gjitha lëndët./Telegrafi