Telegrafi

Testimi i kërmijve për kujtesë më të mirë

Kërmilli, Aplysia Californica, përdoret për studimin e funksioneve të trurit dhe posedon shumë gjëra të përbashkëta me llojet e tjera, duke përfshirë edhe njerëzit”, ka thënë John Byrne, udhëheqës i studimit. “Kemi zbuluar se kujtesa mund të përmirësohet dukshëm”, ka thënë Byrne, president i sektorit për neurobiologji dhe anatomi të shkollës së medicinës së Universitetit Texas.

Duke punuar në studimin paraprak, në të cilin janë zbuluar proteinat, të cilët janë të lidhura me kujtesën, shkencëtarët e kanë krijuar një model matematik, i cili u tregon studiuesve kur është momenti më i mirë për mësimin e aktivitetit të këtyre proteinave. Kjo gjë ka lehtësuar planifikimin e seancave të mësimit gjatë këtyre periudhave, ndërsa ka mundësuar përmirësim të dukshëm të mbajtjes në mend, është thënë në studim.

“Hapat e ardhshëm në këtë studim mund të nënkuptojnë testimi n në kafshë të tjera dhe ndoshta edhe në njerëz”, ka thënë Byrne. Në fund të fundit, këto zbulime mund të jenë të dobishme për njerëzit me dëmtime të ndryshme, të cilat janë rezultate të pleqërisë, sulmit në tru, lëndimeve traumatike të trurit, ose dëmtimeve njohëse të lindjes. /Telegrafi/