Telegrafi

Testimi ekstrem ngjyrës për lyerjen e syve, hodhi sprei me piper që të vlerësoi qëndrueshmërinë (Video)

Blogerja e njohur për prezantimin e produkteve kozmetike, ka kaluar në shkallë tjetër të testimit të qëndrueshmërisë së një produkti, që shërben për lyerjen e syve.

KY Col. Brandi nga Shtetet e Bashkuara, ka lyer kapakët e syve dhe pjesën e poshtme, me produkte nga kompania të ndryshme dhe për të vlerësuar qëndrueshmërinë, ka hedhur sprei me piper, transmeton Telegrafi.

Derisa ngjyra që kushton 24 dollarë ka rrjedhur prej lotëve, tjetra që kushton vetëm katër dollarë ka qëndruar.

Megjithatë, shikuesit e kanë kritikuar për këtë formë të testimit, meqë ajo u vuri vetën në rrezik, për vetëm disa klikime më shumë, duke rrezikuar të mbeste me pasoja të mëtutjeshme. /Telegrafi/