Site icon Telegrafi

Testimet tregojnë që iMac-ët e rinj sjellin përmirësim të shpejtësisë prej 75 për qind, nga gjenerata e kaluar

Për pothuajse dy vjet, Apple nuk arriti të përditësoj linjën e tyre iMac, të paktën deri në javën e fundit ku kompania më në fund e përditësoi iMac-in me procesorë të rinj.

Sipas hulumtimeve të fundit që testuan iMac të ri, kuptohet se procesorët e ri përfaqësojnë një rritje të shpejtësisë prej 75% ndaj paraardhësve të iMac.

Po shohim një rezultat të një bërthame prej 6,314 dhe një rezultat shumë-bërthamor prej 33,713.

Kjo është në krahasim me modelin e mëparshëm që arriti të shënojë 5,684 për një bërthamë dhe 19,372 për procesorin shumë-bërthamor.

Kështu, mund të thuhet se nuk është një befasi që iMac-ët e rinj janë më të shpejtë se paraardhësit e tyre, por me një rritje prej 75% të shpejtësisë, duket sikur mund të jetë shumë e vlefshme të blini një të ri, nëse i keni mjetet financiare.

iMac i ri funksionon me procesorë 8-gen të Intel dhe ato duken të jenë një përmirësim mjaft i mirë.

iMac-ët e rinj kanë çmim duke filluar nga 1.299 dollarë për modelin 21.5-inç dhe 1.799 dollarë për modelin 27 inç 5K. /Telegrafi/

Exit mobile version