Site icon Telegrafi

“Testi i vështirë” për Volkswagen ID.3 – edhe pas 100 mijë kilometrave të kaluara, bateria kishte kapacitet prej 93%

Pas 100,000 km testimi nga ADAC i Gjermanisë, bateria e Volkswagen ID.3 mbajti një kapacitet neto prej 93%.

Bëhet fjalë për një bateri të një veture Volkswagen, kompani e cila, si për të gjitha modelet e tjera në ID., garanton se bateria do të ketë të paktën 70% të kapacitetit të saj fillestar neto pas tetë vjetësh në funksionim ose 160,000 kilometra vozitje.

Dhe siç thuhet më tej, testuesit e ADAC nuk e kursyen baterinë.

Për të arritur pikën 100,000 kilometra sa më shpejt të jetë e mundur, ID.3 shpesh ngarkohej në 100% në stacionet e karikimit të shpejtë.

Testi i qëndrueshmërisë thuhet se ishte i pari i këtij lloji për një automjet i familjes ID.

Midis testeve, ID.3 u kontrollua vazhdimisht nga inxhinierët në Qendrën Teknike dhe Testuese Landsberg am Lech.

Ndryshe, siç bëhet e ditur, ADAC shqyrton tetë kritere kryesore dhe më shumë se 300 nënkritere, duke filluar nga teknologjia dhe siguria deri ndikimi mjedisor. /Telegrafi/

Exit mobile version