Site icon Telegrafi

Testi i vaksinës kundër virusit Zika i suksesshëm në minj

Një dozë e vaksinës kundër virusit Zika është eksperimentuar në minj dhe ka rezultuar e suksesshme. Shkencëtarët janë shprehur se kjo i rrit shpresat e gjetjes së një vaksine e cila do të përdoret për njerëz.

Sipas BBC, ky test do të fillojë muajt në vazhdim, transmeton KosovaPress.

Por, ata kanë shtuar se edhe nëse ky test rezulton i suksesshëm, prapë do të duheshin vite për ta përdorur atë në gratë shtatzëna sepse do të ishte e rrezikshme.

Exit mobile version