Site icon Telegrafi

Testi që zbulon se sa afër kancerit të mushkërive është duhanpirësi

Përmes testit të ri, duhanpirësit do të mund të mësojnë shumë herët se cilat janë shanset e zhvillimit të kancerit. Vetëm në Britaninë e Madhe, çdo i pesti person i rritur pi cigare dhe të gjithë kanë rrezik të rritur nga kanceri i mushkërive, transmeton Koha.net.

Tek personat të cilët janë veçanërisht të lëndueshëm ndaj kësaj sëmundjeje, kanë zbuluar shkencëtarët, qelizat në gojën dhe hundën e tyre reagojnë ndryshe ndaj dritës infra të kuqe.

"Ekspozimi ndaj tymit të duhanit si duket e shkakton një lloj të ndryshëm të lëndimit në qelizat e atyre që do ta zhvillojnë kancerin e mushkërive", thotë prof. Sam James nga Universiteti i Londrës.

"Nëse mund ta përdorim këtë sistem të zbulimit mjaft herët, ndoshta do të mund ta zbulojmë kancerin e mushkërive në një fazë shumë të hershme apo edhe t’i informojmë individët për rrezikun në rritje të sëmundjes", shtoi James.

Saktësia e testit të shkencëtarëve britanikë është madje 80 për qind e lartë, raporton Mirror. Qëllimi është që të mundësohet që një ditë, pacientët ta bëjnë këtë test me një vizitë të thjesht në farmaci ose tek ndonjë mjek i përgjithshëm, dhe mostra të dërgohet për analizë.

Hulumtimi është prezantuar në Londër. Hapi i ardhshëm është të merren mostra dukshëm më të mëdha të grupit të kontrollit dhe të monitorohen me kalimin e kohës se te sa prej tyre do të zhvillohet sëmundja e kancerit të mushkërive. /Telegrafi/
 

Exit mobile version