Telegrafi

Testi “PISA”, Shqipëria me rënie drastike të performancës në arsim

Foto: Ilustrim

Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm dhe shkencën.

Rezultati i testit për vitin 2022 dëshmon që Shqipëria është në nivele të ulëta në arsim dhe shkencë.

Shqipëria ka humbur plot 47 vende në lexim, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematik në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.

Lexo po ashtu Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

Nxënësit shqiptar janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë. /Telegrafi/